Moska: BE me presion mbi Rusinë të heq dorë nga “Rrjedha Veriore 2”
“Kjo nuk është një vegël politike. Është një projekt komercial i cili synon t’i mundësojë Evropës siguri energjetike”, tha kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.
Propozimi i Bashkimit Evropian (BE) për një rregullativë ligjore për tubacionet e gazit në territorin e saj, paraqet presion të Unionit mbi Rusinë që të heq dorë nga projekti për tubacionin e gazit natyror “Rrjedha Veriore 2”, deklaroi të martën kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.
Pavarësisht kësaj, agjnecia ruse e lajmeve, Interfax, citon Medvedevin të ketë ripërsëritur qëndrimin rus lidhur me këtë çështje, duke thënë se “zbatimi i projektit mbetet i pandryshuar”.
“Kjo nuk është një vegël politike. Është një projekt komercial i cili synon t’i mundësojë Evropës siguri energjetike”, ka thënë ai.
Komisioni Evropian (KE) më 8 nëntor propozoi një regullativë të re ligjore, e cila parasheh që të gjithë tubacionet e gazit në territorin e BE-së të jenë në përputhje me rregullat e shteteve anëtare të Unionit, në sferën e transparencës dhe qasshmërisë.
“Kjo nënkupton se tubacionet e mëdha të cilat futen në territorin e BE-së, do të duhet të jenë në përputhje me regullat e BE-së, të veprojnë me shkallën e njëjtë të transparencës, të jenë të qasshme për operatorët tjerë dhe të kenë efikasitet opoeracional”, tha Komisioni.
“Rrjedha Veriore 2”, është një projekt i gjatë 1.200 kilometra, dhe ka për qëllim të dyfishojë kapacitetin ekzistues të tubacionit “Rrjedha Veriore”, i cili aktualisht transporton 55 miliardë metra kub në vit.
Polonia është njëra nga shtetet e BE-së që më së shumti kundërshton projektin në fjalë.