☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▼1.18%
DOW 51,546 ▼0.24%
NASDAQ 26,677 ▼1.94%
NAFTA 95.09 ▲1.01%
ARI 4,121 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,740 ▼ -1.71% ETH $2,429 ▼ -3.01% XRP $1.3271 ▼ -3.15% SOL $104.1700 ▼ -2.94%
S&P 500 7,713 ▼1.18 % DOW 51,546 ▼0.24 % NASDAQ 26,677 ▼1.94 % NAFTA 95.09 ▲1.01 % ARI 4,121 ▼1.35 % S&P 500 7,713 ▼1.18 % DOW 51,546 ▼0.24 % NASDAQ 26,677 ▼1.94 % NAFTA 95.09 ▲1.01 % ARI 4,121 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Putin kërkon përmirësimin e të gjithë komponentëve të sistemit të sigurisë digjitale të Rusisë

MOSKË, 14 tetor /ATSH – AA/ – Presidenti Vladimir Putin bëri thirrje për përmirësimin e të gjithë komponentëve të sistemit të sigurisë digjitale të Rusisë.

Në një fjalim gjatë një takimi qeveritar për forcimin e sigurisë kibernetike përmes videokonferencës, të publikuar nga Kremlini, Putin tha se Rusia po e forcon vazhdimisht sovranitetin e saj në të gjitha fushat, përfshirë infrastrukturën digjitale.

Putin theksoi se, me zhvillimin e digjitalizimit dhe “në sfondin e agresionit të drejtpërdrejtë dhe hibrid nga jashtë”, kërcënimet kibernetike ndaj sektorëve si ekonomia, logjistika dhe administrata publike “po arrijnë një nivel të ri”.

“Për t’i neutralizuar këto kërcënime, është e nevojshme të përmirësohen të gjithë komponentët e sistemit të brendshëm të sigurisë digjitale … dhe të forcohet koordinimi ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, shërbimeve speciale, operatorëve të telekomunikacionit, institucioneve financiare, kompanive të internetit dhe subjekteve të tjera”, tha Putin.

Ai shtoi se këta komponentë përfshijnë vlerësimin dhe analizën e rreziqeve, mekanizmat për monitorimin e varësisë nga platformat e jashtme dhe mjetet për reagim të shpejtë ndaj sulmeve kibernetike.

Deklaratat vijnë pasi qendrat e të dhënave në pronësi të kompanisë ruse të teknologjisë Yandex dhe bankës ruse Sberbank, e cila ofron shërbime financiare, u shënjestruan nga sulmet ajrore ukrainase javën e kaluar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të mërkurën mohoi çdo lidhje mes takimit qeveritar dhe sulmeve ukrainase.

“Jo, ky është një takim shumë më sistematik. Ai nuk ka lidhje me ato sulme të veçuara”, tha Peskov gjatë një konference për media në Moskë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.