☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,815 ▲0.52%
DOW 51,519 ▲0.49%
NASDAQ 27,632 ▲0.56%
NAFTA 87.93 ▼1.68%
ARI 4,191 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,464 ▲ +0.08% ETH $2,719 ▼ -0.22% XRP $1.5168 ▼ -0.04% SOL $121.0700 ▲ +0.18%
S&P 500 7,815 ▲0.52 % DOW 51,519 ▲0.49 % NASDAQ 27,632 ▲0.56 % NAFTA 87.93 ▼1.68 % ARI 4,191 ▲0.83 % S&P 500 7,815 ▲0.52 % DOW 51,519 ▲0.49 % NASDAQ 27,632 ▲0.56 % NAFTA 87.93 ▼1.68 % ARI 4,191 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Rusia: Vendosja e bazës së NATO-s dhe armëve bërthamore në Lituani do të rrisë tensionet

MOSKË, 6 tetor /ATSH-AA/ – Kremlini tha sot se vendosja e mundshme e një baze ushtarake të NATO-s ose e armëve bërthamore në Lituani do të shihej në mënyrë të pashmangshme nga Rusia si një hap drejt rritjes së tensioneve.

Duke komentuar votimin në parlamentin e Lituanisë për avancimin e një amendamenti kushtetues që do të hiqte ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore në territorin e vendit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha në një konferencë për media se kjo lëvizje nuk mund të shihet si “asgjë tjetër përveçse një hap drejt përshkallëzimit të tensioneve”.

“Asnjëra nga këto masa nuk do të kontribuonte në stabilitetin dhe parashikueshmërinë në kontinentin evropian. Përkundrazi dhe për keqardhjen tonë ato do të shënonin një tjetër përshkallëzim të rëndësishëm të tensioneve”, tha Peskov.

Ai shtoi se Rusia, si rrjedhojë, do të detyrohej të merrte “të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj”. Deklaratat vijnë pasi Parlamenti i Lituanisë votoi sot për të avancuar një amendament kushtetues që do të hiqte ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore në territorin e vendit.

Sipas transmetuesit publik LRT, amendamenti u miratua në lexim të parë me 106 ligjvënës që votuan pro, ndërsa votimi përfundimtar për amendamentin është planifikuar për 12 janar. Parlamenti zhvilloi një votim për amendamentin në fund të muajit të kaluar, ku propozimi mori 99 vota pro dhe 13 kundër ndërsa pesë ligjvënës abstenuan.

Peskov komentoi gjithashtu deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me raportimet për raste të murtajës pulmonare në Rusi, duke thënë se është gjithmonë mirë kur ofrohet ndihmë e ndërsjellë. Ai tha se autoriteti rus për mbikëqyrjen e shëndetit publik “Rospotrebnadzor”, po ofron informacion gjithëpërfshirës mbi situatën në rajonin Irkutsk të Siberisë.

Javën e kaluar, mediat ruse raportuan se “Rospotrebnadzor” e kishte cilësuar situatën sanitare dhe epidemiologjike në rajonin Irkutsk si të qëndrueshme, mes raportimeve se një person ishte diagnostikuar me “pneumoni me etiologji të panjohur”.

Sipas raportimeve, në lidhje me rastin ishin marrë masa ndërsa personi i cili humbi jetën ishte punonjës i Institutit Kundër Murtajës të Irkutskut për Siberinë dhe Lindjen e Largët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.