⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Moti i nxehtë detyron kultivuesit e duhanit të punojnë gjatë natës

Ndryshimet klimatike dhe temperaturat përvëluese që kanë kapluar rajonin po detyrojnë punëtorët bujqësorë në Maqedoninë e Veriut të ndryshojnë mënyrën e tyre të punës. Për shkak të të nxehtit ekstrem gjatë ditës, i cili e bën të pamundur punën në arë, kultivuesit e duhanit kanë filluar të vjelin prodhimin e tyre gjatë orëve të vona të natës dhe në mëngjesin e hershëm.

Të pajisur me drita kokë, bujqit punojnë në terrin e natës për të vjelur gjethet e duhanit para se të lindë dielli dhe temperaturat të arrijnë nivele të papërballueshme.

Reuters ka vizituar disa kultivues të duhanit në Prilep, të cilët treguan përvojën e tyre.

“Në këto temperatura është e pamundur të mbledhim duhanin. Në të kaluarën është mbledhur gjatë ditës. Por në këto temperatura të gjithë mbledhin duhanin para orës 10, ose pas orës 18 dhe gjatë gjithë natës”, tha për Reuters, Valentina Bosnjak.

Puna në kushte të tilla nate paraqet sfida të reja, por mbetet opsioni i vetëm për të siguruar jetesën e familjeve që varen nga kjo kulturë bujqësore.

Ndryshimet e orarit të punës në sektorin bujqësor po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në rajonin e Ballkanit, meqenëse valët e të nxehtit ekstrem po zgjasin më shumë dhe po bëhen më intensive gjatë muajve të verës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.