MPB: Gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria 23 persona, tek ta janë gjetur substanca narkotike
Nëpunësit policorë gjatë 24 orëve të fundit kanë privuar nga liria 23 persona në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kriva Pallankë, Radovish, Manastir, Resnjë, Prilep dhe Kërçovë, pasi tek ata është gjetur drogë.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brenshme, dje në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.B. (19), G.L. (38), M.B. (22), N.T. (25), M.A. (40), të gjithë nga Shkupi, si dhe N.J. (22) nga fshati Sladujevë, Demir Hisar, dhe V.S. (35) nga Makedonski Brodi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë e ngurtë e bardhë dhe marihuanë. Pas zbardhjes së plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.A. (41) nga Tetova. Në periudhën nga ora 17:20 deri në orën 18:05, në bazë të urdhrit gjyqësor, policia realizoi bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij në Tetovë, ku është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.Mbrëmë në orën 18:15 në rrugën “Major Çade Filipovski” në Gostivar, nëpunësit policorë të SPB Gostivar e privuan nga liria Ç.F. (54) nga Gostivari. Gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një lëndë e ngurtë e bardhë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Nëpunësit policorë të SPB Kumanovë dje në orën 11:00 e privuan nga liria A.M. (29) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, një lëndë e fortë e zezë dhe tableta. Ai u shoqërua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Dje në orën 14:00 nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria F.R. (43) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjyqësor, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai u shoqërua në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Nëpunësit policorë të SPB Kriva Pallankë dje në orën 06:30 e privuan nga liria E.K. (32) nga Kriva Pallanka. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjyqësor, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Pardje në orën 21:10 në Radovish, nëpunësit policorë të NJPB Radovish e privuan nga liria S.S. (42) nga Radovishi, pasi gjatë kontrollit ndaj tij ishte gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë. Më pas, në bazë të një urdhri gjyqësor, ishte realzuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Mbrëmë në orën 21:30, në rrugën rajonale ndërmjet fshatrave Dedinë dhe Konçe, komuna e Konçes, nëpunësit policorë të NJPB Radovish i privuan nga liria N.K. (40) dhe D.K. (45), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit në pronësi të D.K., në të cilin ndodheshin personat, ishin gjetur dhe sekuestruar hashash. Personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Dje në orën 12:30, në rrugën “15 Maji” në Manastir, nëpunësit policorë të SPB Manastir i privuan nga liria A.L. (32) dhe M.L. (34), të dy nga rrethina e Manastirit, pasi gjatë kontrollit ndaj tyre ishin gjetur dhe sekuestruar lëndë e ngurtë e bardhë dhe lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Nëpunësit policorë të NJPB Resnjë dje në orën 14:45 i privuan nga liria F.Sh. (30) dhe A.Sh. (29), të dy nga Resnja. Me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit ishte kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet ndihmëse që i përdornin ata, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Dje në ora 11:40, nëpunësit policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria L.P. (30) nga Prilepi. Me urdhër të Gjykatës Themelore të Prilepit u realizua bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse që ai përdor, me ç’rast ishin ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë pluhurore e bardhë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Në rrugën “Levçe Stefanoski Tarzan” në Kërçovë, nëpunësit policorë dje në orën 16:30 i privuan nga liria B.B. (32) nga fshati Bogojcë, B.M. (42) nga fshati Gorno Tatesh dhe N.D. (23) nga fshati Livadë, komuna e Strugës. Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit “Golf” me targa të Strugës, në të cilin udhëtonin personat. Pas kontrolleve, tek B.M. ishte gjetur dhe sekuestruar një lëndë e bardhë pluhure. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, NJPB Kërçovë do të parashtrojë kallëzimet përkatëse



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.