⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

MPB: Po identifikohen profilet dhe po thirren në bisedë informative persona lidhur me publikimet për ujin në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të thërrasë për bisedë informative persona nga profilet e të cilëve dje bëhej thirrje që të mos pihej uji në Shkup, për shkak të pretendimit për praninë e një bakteri.

Pretendimi u demantua pasditen e djeshme nga kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndërmerr masat dhe aktivitetet e duhura. Po identifikohen profilet e personave dhe ata po thirren për bisedë informative. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, do ta informojmë në mënyrë përkatëse opinionin”, thanë mëngjesin e sotëm nga MPB-ja për AIM.

Ndryshe, gjatë ditës së informacionet e rreme për gjoja praninë e bakterit të rrezikshëm Escherichia coli në ujësjellësin e Shkupit u përhapën përmes rrjeteve sociale dhe për një kohë të shkurtër shkaktuan frikë dhe panik te qytetarët.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një konferencë për media theksoi se uji në Shkup është i sigurt për pije dhe se nuk ka prani të Escherichia coli apo bakterieve të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.