🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,570 ▲0.38%
DOW 51,778 ▼0.4%
NASDAQ 25,379 ▲0.85%
NAFTA 96.64 ▲0.19%
ARI 3,929 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,778 ▲ +0.97% ETH $2,286 ▲ +1.45% XRP $1.2759 ▲ +2.06% SOL $93.4200 ▲ +1.77%
S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 % S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

MPB sërish me paralajmërim: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që kinse janë dërguar nga “Safe City”

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në periudhën e kaluar janë vërejtur sulme “phishing” që kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, emaileve, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Mesazhet e rreme pretendohet se vijnë nga Departamenti i Automjeteve Motorike si njoftim nga sistemi “Safe City” dhe përmbajnë link të rremë përmes së cilit qytetarët ridrejtohen për të bërë pagesë për një kinse shkelje në trafik.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur përdorin internetin, të mos hapin linqe dhe mesazhe të dyshimta, të mos ndajnë kurrë të dhëna personale, siç janë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara, të kontrollojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare, të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhe të dyshimta në institucionet kompetente ose bankën kompetente”.

“Njoftimet SMS për një shkelje të kryer duhet të jenë nga dërguesi “MVR-SC”. Teksti duhet të përmbajë domosdoshmërisht targën e automjetit që ka kryer veprën penale, dhe një link të formatit të mëposhtëm “https://safecountry.mvr.gov.mk…” Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme vazhdon me hetime aktive dhe marrjen e masave për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të këtij lloji mashtrimi”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.