Ekonomia

MTI: Konçesioni për Rrugën e Kombit, shtyhet me 2 javë data e hapjes së garës

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, ka pranuar kërkesën e kompanive që do garojnë për të fituar konçensionin për Rrugën e Kombit, duke e shtyrë me 2 javë datën e hapjes së garës, që ishte parashikuar të zhvillohej në 15 tetor të këtij viti.

Lajmi konfirmohet nga Këshilltari për mediet në MTI, Arbër Hitaj në një prononcim për ATSH-në. Sipas tij, kërkesa erdhi nga vetë kompanitë, që kërkuan më shumë kohë për certifikimin financiar.  Hitaj sqaroj se shtyrja është brenda afateve ligjore, dhe se për këtë shtyrje ka dhënë dakordësinë edhe konsulenti ndërkombëtar financiar.

Dorëzimi i ofertave financiare të kontratës koncensionare për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit parashikohej të bëhej me 15 tetor. Koncensioni është i kombinuar, mirëmbajtje dhe përfundim pasi rruga ka nevojë për disa investime kapitale të rëndësishme për të përfunduar si vepër.

Enti ministerial ka miratuar tarifën prej 5 eurosh me tvsh të përfshirë për përdorimin e Rrugës së Kombit për automjetet, ndërsa për mjetet e tjera të transportit ka një formulë ngjitjeje të njohur ndërkombëtarisht.

Autostrada Durrës-Kukës-Morinë nisi ndërtimin në vitin 2003 kur Banka Botërore financoi studimin e fizibilitetit që përshkon kjo autostradë dhe u hap në qershor të vitit 2009. Kjo autostradë e lidh Durrësin dhe Shëngjinin me vendkalimin kufitar me Kosovën në Morinë.

Ajo ka një gjerësi 25-31 metra, gjatësi prej 170 kilometra dhe në të zhvillohet shpejtësi 80–120 km/h. Nga kufiri në Morinë deri në Durrës, rruga ekzistuese 180 kilometërshe që përshkohej për 6 deri 7 orë, është kthyer në një rrugë të shpejtë që të mund të kalohet për vetëm 2,5 orë.

Autostrada Durrës-Kukës-Morinë shtë rrugë që ligj kombin dhe i shërben rajonit, pasi është aks i rëndësishëm që na lidh me Ballkanin Lindor, por edhe me Europën Qëndrore dhe Lindore

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button