☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.34 ▲1.07%
ARI 4,189 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,748 ▲ +0.38% ETH $2,684 ▲ +0.22% XRP $1.4882 ▼ -0.46% SOL $118.0200 ▼ -0.6%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.34 ▲1.07 % ARI 4,189 ▲0.22 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.34 ▲1.07 % ARI 4,189 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

Muça: Drejtësia dhe reforma, ja mesazhi që la Von der Leyen në Tiranë

Analisti Flogert Muça ka komentuar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH24 mesazhin kryesor që la presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas Muçës, mesazhi i Von der Leyen ishte i qartë dhe thelbësor: reforma në drejtësi është prioritare për Bashkimin Europian, pavarësisht sfidave. Ai theksoi se fokusimi vetëm te sulmet ndaj qeverisë, ministrave apo kryeministrit Edi Rama i shërben narrativës së këtij të fundit, i cili pretendon se sistemi është ndërtuar prej tyre dhe se ata vetë po e godasin.

“Në makro ajo që është lënë sot t’i bëjmë një lexim se çka lënë si mesazh dhe dhe si mund të ketë ndikuar në perceptimin e opinionit publik vizita e presidentit. Unë them që mesazhi që ajo la sot lidhet ekzaktësisht me atë pyetjen e fundit që ishte thelbësore dhe si e gatuar me porosi. Ishte pyetje shumë e bukur në fakt ë korrupsioni është problem apo reforma është sukses?

Dhe në momentin që jemi duke ju bazuar duke u bazuar vetëm tek sulmet që bëhen ndaj qeverisë, ndaj ministrave, ndaj drejtorëve, ndaj Ramës, kryesisht kjo narrativë i shkon përshtat Ramës, sepse Rama thotë që ne kemi ndërtuar sistemin dhe ne po e godasim dhe mos më kërkoni llogari mua në qoftë se ministri ë bie në në kthetrat e drejtësisë, por më shih se si unë çfarë qëndrimi mbaj dhe se si distancohem e të tjera me radhë.

Por thelbi është që ajo zonja sot ndryshe nga realiteti që paraqesim ne ndoshta nganjëherë në emocione sipër, ndoshta nganjëherë më të vërtetë se kurrë për që po pra ekzakt ë ajo që ajo tha është që në një farë mënyre që i dashur Edi pavarësisht të gjithave për ne rëndësi ka që keni bërë këtë reformën në drejtësi ne kemi hedhur shumë para këtu”, u shpreh Muça.

Analisti e krahasoi situatën me një student që po jep provimin përfundimtar: nuk inkurajohet dembelizmi apo parregullsia, por përkundrazi, rriten pritshmëritë dhe vëmendja.

“Këtu sikur i thuhet duartrokitet nxënësi në një moment që rezultati i provimit për ne të paktën nuk është ai i duhuri,” përfundoi ai, duke nënvizuar se BE po mbështet fort reformën, por pret rezultate konkrete.

Mesazhi i Von der Leyen, sipas Muçës, nënvizon se suksesi i reformës në drejtësi mbetet kushti kryesor për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.