☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.64 ▼0.22%
ARI 4,662 ▲1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,922 ▲ +5.67% ETH $2,511 ▲ +7.18% XRP $1.4634 ▲ +15.51% SOL $93.6700 ▲ +6.19%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
22 Aug 2026
Breaking
Politika

Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e Partisë Socialiste, Alfred Muharremi, deklaroi se Shqipëria po avancon me ritme të shpejta në procesin e integrimit europian dhe se brenda këtij viti pritet të mbyllen 10 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian.

I ftuar në emisionin “Terminal” me gazetaren Aulona Sulçe, Muharremi theksoi se në dhjetor të vitit të kaluar Shqipëria hapi kapitullin e fundit të procesit të hapjes së negociatave, duke e cilësuar këtë si një fazë shumë të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.

Sipas tij, pas përfundimit dhe miratimit të raportit IBAR nga të gjitha shtetet anëtare, Shqipëria ka dëshmuar se ka përmbushur një sërë detyrash të rëndësishme, ndërsa theksoi se vullneti politik i qeverisë ka qenë vendimtar në këtë proces.

“Ra përfundimisht alibia e atyre që flisnin për bllokim të negociatave. U pa qartë se dezinformimet e opozitës nuk qëndronin. Aktualisht jemi në procesin e mbylljes së kapitujve dhe grupi negociator parashikon që deri në dhjetor të kemi mbyllur të paktën 10 kapitujt e parë, ndër më të rëndësishmit,” u shpreh Muharremi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.