Kosova

Mustafa cakton Nait Sharkun ushtrues detyre në ATK

Pas kërkesës për transferim nga drejtori i deritanishëm i Administratës Tatimore të Kosovës Behxhet Haliti, kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa në bazë të ligjit në fuqi emëroi ushtrues detyre të drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës Nait Sharkun, i cili deri tani ka qenë zëvendësdrejtor i ATK-së.

Zharku do të ushtrojë funksionin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ATK-së deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni, i cili do të bëhet me konkurs të rregullt sipas ligjeve në fuqi.

Në Administratën Tatimore të Kosovës sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Administratës Tatimorë të Kosovës, në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button