Kosova
Mustafa: Delegatët e dinë kush duhet ta udhëheqë LDK-në
Kryeministri Isa Mustafa më në fund vendosi të flas për zgjedhjet në LDK. Sipas tij, delegatët e dinë se kush duhet ta udhëheq LDK-n. Intervista e plotë sonte në emisionin Debat të RTK-së.
Ai me komoditet tha se delegatët e LDK e dinë se kush duhet ta udhëheqë këtë subjekt politik në katër vitet e ardhshme, duke aluduar se nuk ka frikë nga forca rivalizuese që përfaqësojnë kandidatët të cilët kanë pretendime për ta administruar këtë parti politike.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, gjithashtu iu është përgjigjur kritikave të Vjosa Osmanit, Donika Gervallas, duke thënë se nuk qëndrojnë pohimet se LDK ka rënie votash.
“Kjo është një e pavërtetë e madhe”, tha ai.