Kosova

Mustafa: Kontrata Kolektive, s’ka para për shujtën

​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se kontrata kolektive ka filluar së zbatuari në janar për përvojën e punës së mësimdhënësve, kurse sa i përket shujtave tani për tani nuk ka mundësi të zbatohet për shkak se nuk ka buxhet.

mustafa-seanca-t-euml-mbahet-n-euml-mes-t-euml-jav-euml-s-s-euml-ardhshme_hdI pyetur nga deputetët, kryeministri Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndarë 11 milionë euro për të filluar zbatimin e kontratës kolektive. Ai tha se sa i përket udhëtimit të mësimdhënësve për shkak të mungesës së buxhetit, Qeveria është marr vesh me komunat, në mënyrë që këto të fundit t’i heqin ato shpenzime, ndërsa e tërë kontrata kolektive do të realizohet në momentin kur të sigurohet buxheti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button