☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kryeartikull

Mustafa Nano citon Kuranin: Nëse gratë nuk iu binden, jepuni një dru të mirë

Kohët e fundit e kemi parë kryeministrin Edi Rama në një rol “profetik”. Menjëherë pas tërmetit në ditë të vështira të vetat por edhe për kombin ai është parë dhe dëgjuar të përdorë referenca biblike, kuranike, apo edhe nga librat e tjerë të shenjtë.

I ka përdorur aq shumë sa ka rënë në sy dhe ka krijuar edhe njëlloj bezdie tek disa, një lloj agresioni, në thonjëza, megjithëse edhe pse thonjëzat mund ti heqim.

Në fund fare për tu mbrojtur kryeministri Rama ka thënë që këto referenca i kam përdorur dhe i kam marrë nga librat e shenjtë që janë më të urtë të botës dhe nëpërmjet të cilat përcillen mesazhe konstruktive të botës.

Ky ishte pak a shume mesazhi që përcolli Rama në mbrojtje të asaj që ai po bën.

Dhe unë këtu nga studio e “Provokaciajas” kam vendosur ta përforcoj mesazhin e Ramës, kam vendosur ti bashkangjitem qendrimit të tij.

Kam sjellë edhe unë disa mesazhe të marra nga librat e shenjtë. Psh. një pasazh nga librat e shenjtë thotë: “Besimtarë, nëse gratë nuk ju binden këshillojini: nëse këshillës nuk ia vënë veshin mos i pranoni në shtrat; nëse prapë nuk binden, atëerë jepuni një dru të mirë (të lehtë) Kurani”.

Nga Kurani, nuk është se është një frazë e thënë “Shën” Erion Braçe fjala vjen, por është thënë nga Kurani në kapitullin 4. Doni më fraza të urta të marrë nga librat e shenjtë?

“Kush nuk i jep dru fëmijës së vet, ai nuk e do atë’. Nga Bibla, Testamenti i Vjetër. Proverbi 13:24”. Ky është marrë nga Bibla.

Tjetër: “Nëse vajza që arrin pubertetin gjendet ende në shtëpinë e prindërve atëherë mëkati bie mbi babain. Prandaj ky i fundit duhet ta nxjerrë të bijën nga shtëpia sa më herët të jetë e mundur, edhe kur ajo është aq e vogël sa vjen rreth lakuriq në shtëpi”.

Kjo është marrë nga shkrimet e shenjta Hinduiste sepse Rama iu referua edhe iu referua edhe shkrimeve të lashta Hinduiste. Doni më mesazhe të urta të marra nga librat e shenjta që aq të shenjta nuk janë.

“Nëse dy burra janë duke u zënë me sho-shoqin. dhe gruaja e njerit prej tyre, duke dashur t’i vijë në ndihmë të shoqit, e mbërthen tjetrin nga organet gjenitale, atëherë asaj i duhet prerë dora pa një, pa dy”.

Duket si frazë e marrë nga një libër lapërdharë, është marrë nga Bibla nga Testamenti i Vjetër. Duket si shaka por e gjeni në Bibël.

Doni më: ‘Besimtarë mos u bëni miq me familjarë tuaj që nuk janë myslimane”. Ky kuptohet është mesazh kuranik.

Është edhe një i fundit: ‘Besimtarë mos u bëni miq me hebrenjtë e të krishterët”. Duket sikur e kam sajuar unë. Jo e keni në Kuran.

Zoti kryeministër unë kam një apel shumë të thjeshtë. Lërini librat e shenjtë se aq të shenjtë nuk janë, por apeli im është lërini, mos i përfshini në një diskutim publik, dhe bëni atë që njerëzit presin, të përvishni mëngët dhe dilni për zot situatës. Ky është mesazhi im sonte./Provokacija

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.