Kosova
Mustafa nuk e di se kur do të kthehet Lista Serbe në Qeveri
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se ende nuk e din se kur do të kthehet Lista Serbe në Qeveri.
“Nuk e di se kur. E gjitha që mund të them është se ata, kërkesat e tyre nuk duhet ti shtrojnë diku tjetër, përveçse në institucionet e Kosovës”, ka thënë Mustafa gjatë një konference për media ku ka prezantuar edhe programin katër vjeçar të Qeverisë së Kosovës.