☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.83 ▼3.27%
ARI 4,215 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,315 ▲ +3.69% ETH $2,756 ▲ +3.02% XRP $1.5355 ▲ +3.83% SOL $122.2900 ▲ +4.2%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.83 ▼3.27 % ARI 4,215 ▲0.3 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.83 ▼3.27 % ARI 4,215 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Arte

Muzeu “Marubi” në Shkodër, pjesë e Rete Fotografia, rrjeti ndërkombëtar i fotografisë

Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës bëhet pjesë e Rete Fotografia, një rrjet ndërkombëtar i themeluar në vitin 2011 në Milano nga një bashkësi institucionesh dhe organizatash aktive në fushën e fotografisë italiane. Muzeu shprehet se ky rrjet synon të krijojë lidhje dhe bashkëpunime midis enteve publike dhe private, duke promovuar dhe zhvilluar fotografinë përmes një kulture kritike gjithnjë e më të gjerë, të përditësuar dhe cilësore.

“E themeluar në vitin 2016, Rete Fotografia organizon takime, konferenca, seminare dhe aktivitete profesionale për anëtarët, ndërsa njëkohësisht angazhohet në promovimin e kulturës fotografike për një publik sa më të gjerë, përmes nismave si “Una Rete in Viaggio” dhe “Archivio Aperti”. “Pjesëmarrja e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në këtë rrjet përbën një rast përjashtimor për një institucion shqiptar, duke e vendosur atë në një kontekst të rëndësishëm ndërkombëtar bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional.

Ky është një hap i madh në promovimin e trashëgimisë fotografike shqiptare!”, thuhet nga muzeu në qytetin e Shkodrës. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi”, është institucioni kombëtar përgjegjës për përzgjedhjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë së pasur fotografike të familjes Marubi. Më 9 maj të vitit 2016, me koleksionet e Fototekës Marubi u inaugurua muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës. Në këtë muzeu gjithashtu hapen dhe ekspozita, si dhe zhvillohen dhe aktivitete të ndryshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.