☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

MZHETTS shpall 11 projektet turistike fituese

Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shpall 11 projekte fituese për turizmin, bazuar në thirrjen për projekte të bërë nga kjo Ministri më  24 mars 2017.

Projektet fituese janë përzgjedhur në këto fusha:

A. Zhvillimi dhe përmirësimi i produkteve turistike specifike me paketa inovative.

B. Promovimi i atraksioneve turistike nëpërmjet aktiviteteve mediatike;

C. Ndërgjegjësim i vazhdueshëm për mbajtjen pastër të plazheve dhe stacioneve të plazheve.

Bazuar në listën e projekteve të kualifikuara nga Komisioni i përzgjedhjes së projekteve, projektet që përfitojnë mbështetje të plotë ose të pjesshme financiare nga buxheti i shtetit, sipas urdhërit të Ministrit nr 4587, datë 09.05/22017,  janë:

1.       Forumi i Mendimit të lirë, Projekti “Pastrimi dhe monitorimi i situatës mjedisore në plazhe para dhe gjatë sezonit turistik, nxitja e vullnetarizmit si formë e edukimit mjedisor”

2.       Green Line Albania, Projekti “Turizmi i Gjelbër- 111 ditë- 1 plazh në ditë. Mjedis i pastër, turizëm i qëndrueshëm”

3.       Organizata Shqiptare e Sommelierisë, Projekti: “Vera dhe Rakia- Shije të Traditës shqiptare”

4.       Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA Projekti: “Destinacione turistike në Shqipëri dhe karta e turistit- sistem i menaxhimit të informacionit projekti pilot Vlorë-Llogara.

5.       Klubi Discover Albania, Projekti: “Kepi i Rodonit- Zhvillim i Turizmit të qëndrueshëm në zonën e Durrësit”

6.       Azhr 2 Tiranë, Projekti: “Promovimi i turizmit të brendshëm, interland ‘Rruga e Verës dhe Ullirit’

7.       Rek Remont Kapital, Projekti Fustanella Festival

8.       Shoqata Syri Blu, Projekti: ‘International Fest Jazz and World Music and Taste”

9.       Papadhimitri Film Produktion SHPK, Projekti “Albania Coast Video Guide (north to south)”

10.   Instituti i Librit dhe Promocionit, Projekti zhvillimi i Komunitetit lokal pritës në fshatrat përgjatë lumit të Vlorës

11.   Klubi i Shkrimtarëve dhe artistëve Naim Frashëri, Përmet, Projekti: Botimi i Antologjisë Poetike, në gjurmët Naimiane 2017 në fokusin e kulturës dhe zhvillimit përmetar.

Të gjitha këto projekte synojnë të sjellin një vlerë të shtuar në turizmin vendas, diversifikim të produkteve dhe një zgjatje të qëndrimit të turistëve që përkojnë me synimin për një turizëm gjithvjetor në vend dhe jo sezonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.