☁️
Tiranë 14°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,186 ▼ -2.66% ETH $2,206 ▼ -2.46% XRP $1.3332 ▼ -1.46% SOL $82.2100 ▼ -3.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë?

Miliona njerëz në mbarë botën ëndërrojnë të fitojnë një lotari dhe t’i jetojnë ditët e tyre në rehati, pa pasur nevojë të djersisin e të stresohen për të siguruar të mirat e jetës. Por, kur vjen puna te fitimi i një shorteu, shumë njerëz në fakt kanë një koncept të gabuar rreth tij. Mund të mendoni se është një lojë fati dhe mundësish, por në të vërtetë nuk është.

1426523751TE-PERLLOGARISESH-FATIN_6Për disa persona, fitimi i një çmimi të madh është çështje fati, ndërsa për disa të tjerë çëshjte kohe. Dhe kur ju blini një biletë të zakonshme lotarie, e bazoni gjithë intuitën e fitores në renditjen e thjeshtë të disa numrave me fat, që sipas jush kanë domethënie. Fatkeqësisht, duke e bazuar përzgjedhjen në numrat tuaj të fatit, datat që kanë rëndësi të veçantë etj., ju mendoni se mund të kapni fitoren e madhe. Por, me këtë logjikë të përdorur, pak gjasa ka që ju të kapni kombinimin. Nëse doni të mësoni si të fitoni një lotari, atëherë duhet të studioni ligjet e probabilitetit.

Për shembull:

Nëse në Shqipëri do të ekzistonte një lotari, ku do të të duhej të zgjidhje 6 shifra nga 49, do të kishe 1 në 14 milionë mundësi për të fituar. Dhe për ta pasur fitoren e sigurt, duhet të shpenzoni 14 milionë lekë, pra duke blerë të gjitha kombinimet e mundshme. Por kjo nuk është një zgjidhje praktike dhe kërkon shumë parà. E nëse ju do t’i kishit këto lekë, nuk do të kishit nevojë të fitonit një lotari.

Ky shembull qartazi tregon se lotaria nuk është thjesht një lojë fati, por edhe një lojë probabiliteti. Duke përdorur matematikën dhe ligjet e probabilitetit, ti i ke dhënë vetes avantazhin për të qenë fitues i mundshëm, jo për meritë të fatit, por të aftësive  përllogaritëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.