Konflikt me sende të forta në Elbasan, vihen në pranga 4 persona
Katër persona janë vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Elbasanit. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi dyshohet se u përfshinë në një konflikt fizik me sende të forta në rrugën “Thoma Kalefi”.
Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezër. Sipas policisë, të arrestuarit fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas me një 30-vjeçar.
Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e katër personave të dyshuar si të përfshirë në konflikt. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.