Ekonomia

“Nafta”, 99 subjekte të proceduara penalisht; 8 persona të arrestuar

Të paktën 99 subjekte janë proceduar penalisht nga policia gjatë operacionit për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve”, i nisur që më datë 4 maj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se për afro dy muaj janë kryer 783 subjekte në Tiranë, Fier, Berat, Durrës, Lezhe, Shkodër, Elbasan, Korçë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Kavajë dhe Kukës.

79 subjekte janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash, 11 të tjerë për ndryshime në aparatet matëse, 6 për ruajtje, magazinim dhe tregtim të mallrave kontrabandë, 1 për kontrabandë me mallrat e akcizës dhe dy për mos pagim taksash. Gjithashtu, 1 procedim është regjistruar për manipulim të tregut. Tetë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga operacioni gjatë kësaj periduhe janë sekuestruar 56 503 litra naftë, 711 litra benzine dhe 6 350 litra gaz. Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button