Politika

Nasip Naço jep dorëheqjen , konfirmohet nga burime qeveritare

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço jep dorëheqjen. Nuk dihen arsyet e këtij vendimi. këtë post ai e mbante prej dy vitesh. Prej kohësh është folur për ndryshime në kabinetin qeveritar, ndonëse zyrtarisht është thënë se nuk do ketë ndryshme. Por prej kohësh kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur për impulse të reja në qeverisjen e vendit, duke lënë të nënkuptohet se do të kishte ndryshime. Dorëheqja ka ardhur pikërisht pasi Naço ka bërë një takim me kryeminstrin Rama, ku thuhet se ka qenë prezent edhe Ilir Meta .

Nasip Naço është futur në politike në vitet 2008 – 2009, ku ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit. Në legjislaturën XVIII, zgjidhet deputet i Qarkut te Beratit, për Grupin Parlamentar të LSI-së, dhe në periudhën 2009 – 2011, ushtron detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitet 2011 – 2012, ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Më pas rizgjidhet Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë në Korrik 2012. Naço ka ushtruar disa detyra të rëndësishme shtetërore si: Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat, Drejtor i Shërbimit Informativ në Ministrin e Brendshme, Prokuror pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Shef Sektori kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve kundër Personit, pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Related Articles

Comente

  1. bobobo …cfare po me lexojne syte …
    sa keq mor shoke sa keq ….ngelem pa reforme …ah cfare do ti benim drejtesise ….

    Nga Skrapari ne Tropoje ….shkon urimi goje me goje …

    ta vazhdojne kokepalaret vargun …. prisni ,prisni te dale ne ndonje koference orale bojaxhiu
    do hani bar se ngjalat mbaruan

  2. Nje me pak….IKUUUUU…dalengadale po’ I vjen rradha KRM.a se madhe..do ti zeme me gure keta megallomane te paafte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button