Bota
NATO e shqetësuar për stërvitjen Rusi-Bjellorusi, akuza për fshehje të manovrave ushtarake
Disa qindra mijëra njerëz, mijëra njësi pajisjesh ushtarake, përfshirë qindra avionë dhe helikopterë, si dhe një dyzinë anijesh u angazhuan në stërvitje.
Autoritetet e dy vendeve kanë bërë të ditur se “Zapad-2021” do të shtrihet më vonë në zona të ndryshme të Rusisë dhe ish-republikës sovjetike të Bjellorusisë, disa prej të cilave janë pranë kufijve të NATO-s.
Stërvitja ka shkaktuar alarm në vendet fqinje si në Ukrainë. NATO, që e ka akuzuar Rusinë për fshehje të manovrave ushtarake në të kaluarën, deklaroi se do t’i ndjekë ato me vëmendje.
Zyrtarët e lartë të NATO-s gjithashtu paralajmëruan se stërvitjet rrisin rrezikun për aksidente ndërkombëtare që rrjedhimisht mund të çojnë drejt një krize.