NATO kundër: Ndërhyrja ushtarake në Korenë e Veriut, do kishte pasoja shkatërruese
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg paralajmëroi sot kundër një ndërhyrje ushtarake në Korenë e Veriut që do të kishte pasoja shkatërruese, në një intervistë për median në selinë e Aleancës në Bruksel.
“Përdorimi i forcës ushtarake do të ketë pasoja shkatërruese, besoj se askush nuk dëshiron vërtetë këtë gjë”, deklaroi Stoltenberg, i pyetur në lidhje me retorikën e luftës së përdorur nga ana e Donald Trump për krizën koreano-veriore.
“SHBA ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të mbrojë alaetët e saj, por njëkohësisht jam mëse i sigurtë se askush nuk dëshiron një zgjidhje ushtarake”, shtoi ai.
Presidenti amerikan reagoi me ashpërsi ndaj një seri testesh me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi dhe ndaj një testi bërthamor të kryer nga Pheniani, duke e cilësuar liderin koreano-verior, Kim Jong-Un “i çmendur me armë bërthamore” dhe duke kërcënuar se do të shfryjë “zjarr dhe zëmëratë” mbi Korenë e Veriut.