NATO tregon “dhëmbët”, 18 mijë ushtarë stërvitje në “dyert” e Rusisë
Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka nisur një stërvitje masive në kufijtë e asaj që konsiderohet rreziku më i madh, Rusisë.
Të paktën 18 mijë ushtarë nga 19 vende të ndryshme, kryesisht anëtarë të NATO-s marrin pjesë në stërvitjen “Saber Strike 18”, e cila zhvillohet në Poloni dhe vendet baltike.
Sipas raportimeve nga Anadoly Agency, sëtrvitja do të zgjasë deri në 15 Qershor. Ajo kia për qëllim të demonstojë përkushtimin dhe solidaritetin e NATO-s në një kohë kur manovrat ushtarake ruse gjithnjë e më shumë po shqetësojnë anëtarët e Aleancës në këtë rajon.
Por gjithsesi aelanca është treguar e kujdesshme të tregojë se stërvitja nuk është provokim për Rusinë. Bie në sy fakti se pjesë e stërvitjes është edhe Izraeli, aleati i ngushtë i SHBA, por që nuk është pjesë e NATO-s.