🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,443 ▲ +1.12% ETH $2,092 ▲ +0.96% XRP $1.4143 ▲ +1.8% SOL $87.8000 ▲ +1.19%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndahen cmimet për përgjegjësinë sociale, fitues tre kompani të huaja

Tre kompani të mëdha janë përzgjedhur sivjet si më të mirat për ushtrimin e përgjegjësive sociale në Shqipëri, “Vodafone Albania”, “Intracom Telecom Albania” dhe “International Commercial Bank” për vitin 2015.

Në një ceremoni të organizuar nga “CSR Albania” (Rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale) në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe PNUD-in, për të dytin vit radhazi u ndanë çmimet për kompanitë më të mira në fushën e përgjegjësisë sociale të përzgjedhur nga një juri e përbërë nga përfaqësues të biznesit dhe organizma të tjera me eksperiencë në fushën e përgjegjësisë sociale të korporatave.

Sipas CSR-së, fituese për çmimin “Praktika më e mirë për kompanitë e mëdha” e mori kompania “Vodafone Albania”, për “Praktika më e mirë për SME” e fitoi cmimin kompania “Intracom Telecom Albania”, ndërsa cmimin për “Iniciativa më e mirë” u zgjodh “International Commercial Bank”.

Presidenti i CSR-së dhe njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i “ANTEA Cement”, Adamantios Frantzis, vlerësoi mbështetjen e kompanive që kanë shprehur interesin për tu bërë pjesë e nismës së CSR Albania duke integruar përgjegjësinë sociale si pjesë të aktiviteteve të tyre. “Eshtë koha për një vëmendje më të madhe të kompanive dhe sipërmarrjeve ndaj aktiviteteve me përgjegjësi sociale, që synojnë zvogëlimin e ndikimeve mjedisore dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e social të komunitetit”.

Përgjegjësia sociale si pjesë e objektivit të punës mjaft e përhapur tek kompanitë e mëdha në botë, vitet e fundit po bëhet pjesë e praktikave të punës edhe tek kompanmitë kryesisht të huaja që punojnë në Shqipëri. Nisur nga ky objektiv CSR Albania ka nisur një projekt që synon zgjerimin e pjesëmarrjes më të gjerë në rrjetin ” Albanian CSR Network”.

Rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale është organizatë jo fitimprurëse, që ka si anëtarë përfaqësues të bizneseve të mëdha që operojnë në Shqipëri. E krijuar në mars 2013, rrjeti ka si mision kryesor nxitjen dhe promovimin e rëndësisë së përgjegjësisë sociale të korporatave për komunitetin e biznesit dhe mjedisin shoqëror. Deri tani “Albanian CSR Netëork” ka 15 anëtarë dhe si president, kompaninë “ANTEA Cement”. Nga data 8 qershor, Rrjeti Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave është anëtarësuar në Rrjetin Lider të Përgjegjësisë Sociale në Europë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.