Ndahen vendimet për subvencionimin e kompanive të ndryshme nga programi për konkurrencë i Ministrisë së Ekonomisë
Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi sot disa kompanive u ndau vendim për subvencionim të masave nga programi për konkurrencë, inovacion dhe ndërmarrësi për vitin 2016, gjegjësisht subvencione për çertifikim të sistemeve për kualitet sipas ISO Standard, për përmbajtje dhe modifikim të sistemit NASSR dhe për ndërmarrësinë e grave dhe për mbështejte të arti zanatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Varësisht nga programi i kompanive subvencionet janë në shumë prej 1000 deri 2000 euro në kundërvlerë denarë.
“Shpresojmë se këto subvencione që i ndajmë do të mbështesin financiarisht kompanitë, që do t’u mundësonte progres në biznesin e tyre”, deklaroi ministri Kuçi.
Ai gjithashtu deklaroi se ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme janë motor i rëndësishëm për çdo ekonomi.