Ndahet grupi One Direction
Grupi One Direction ka vendosur të ndahet, të paktën për një vit.
Grupi i djemve, i përbërë nga Niall Horan, Harry Styles, Liam Payne dhe Louis Tomlinson, ka vendosur të ndahet për të paktën një vit për t’u fokusuar në projektet e tyre solo, duke mos nisur kështu turneun që ishte planifikuar për albumin e tyre të pestë.
Një burim për gazetën ‘The Sun’ ka thënë: “Djemtë kanë qenë së bashku për 5 vjet rresht dhe ka qenë një periudhë e mrekullueshme për ta. Meritojnë të punojnë të paktën një vit për projektet e tyre solo. Marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të jenë shumë të mira dhe vendimi për ndarjen e përkohshme ka qenë 100% i të gjithëve”.
Burimi gjithashu ka shtuar se ata kanë disa plane deri në muajin shkurt dhe më pas nga muaji mars e në vazhdim ata do të shkëputen nga njëri-tjetri.