☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.71 ▲1.81%
ARI 4,062 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,036 ▲ +1.31% ETH $2,350 ▲ +1.38% XRP $1.3183 ▲ +1.12% SOL $102.0900 ▲ +1.92%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.71 ▲1.81 % ARI 4,062 ▼0.32 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.71 ▲1.81 % ARI 4,062 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ’25”, Prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar në kuadër të rastit “Laboratori ’25”.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i dyshuari me inicialet B.K. është ndaluar më 28 tetor 2026, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Rasti lidhet me operacionin policor të realizuar më 21 janar 2025, gjatë të cilit ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”.

Në komunikatën e përbashkët bëhet e ditur se Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin “Laboratori ’25”.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.