🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 76.00 ▲0.3%
ARI 4,240 ▲2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,064 ▲ +0.28% ETH $1,868 ▼ -0.28% XRP $1.0606 ▼ -1.44% SOL $73.7700 ▼ -0.1%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.00 ▲0.3 % ARI 4,240 ▲2.11 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.00 ▲0.3 % ARI 4,240 ▲2.11 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Politika

Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!

Debati për një ndarje të re territoriale rikthen në vëmendje nevojën për një organizim më funksional të pushtetit vendor.

I ftuar në emisionin e mëngjesit Profesor Selami Xhepa e vendosi problemin e shtruar për zgjidhje  jo thjesht me numrin e bashkive apo kufijtë administrativë, por me aftësinë e tyre për të ofruar shërbime dhe për të qenë financiarisht të qëndrueshme.

“Bashkitë shumë të vogla, për shembull, nuk kanë realisht burime njerëzore. Pra, nuk dinë të bëjnë projekte, nuk mund të thithin, nuk mund të menaxhojnë dot realisht, le të themi, burime ekonomike për ta përkthyer potencialin lokal në proces zhvillimi. Këto lloj dilemash midis kostove dhe mundësive ekonomike nga njëra anë dhe nevojës për më shumë demokraci prodhojnë realitete të kësaj natyre që janë, do të thoja, shumë jo funksionale, shumë jo funksionale, por pa diskutim që janë të falshme, me përjashtim të bashkive të mëdha, Tirana, Durrësi, Korça, le të themi, e të tjerë. Të tjerat janë në përgjithësi në situata varësie të plota nga pushteti vendor”, tha Xhepa.

Një tjetër çështje është mënyra se si do të funksionojë pushteti vendor nëse bashkitë grupohen në njësi më të mëdha territoriale

Është shumë e nevojshme që shpërndarja e pushtetit brenda pushtetit vendor, pra përfaqësimi i këtyre komuniteteve në këshilla dhe ndarja e buxheteve nga pushteti më i konsoliduar, duhet të jetë më i drejtë. Pra, në qoftë se ti, fjala vjen, Orikumin nuk e ke bashki, por e ke njësi bashkiake, nuk do të thotë që Orikumin duhet ta lësh pa investime, që të mos krijohen projekte, edhe gjithë projektet pastaj të mbështeten në kryeqendrën e bashkisë”, tha eksperti.

Megjithatë, ekonomisti thekson se çdo reformë duhet të ruajë raportin me demokracinë dhe qytetarin.

“Çështja më thelbësore në kontekstin e Shqipërisë është raporti me demokracinë, raporti me shërbimin e qytetarit. Domethënë sa direkte është demokracia. Punët e përditshme ne nuk i kemi me kryeministrin që rri në Tiranë, por ne kemi me kryetarin e bashkisë, me shefin e zyrave, ato që prekemi dhe ndeshemi përditë”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.