☁️
Tiranë 31°C · Vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.87 ▼1.04%
ARI 4,087 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $60,444 ▲ +2.52% ETH $1,623 ▲ +2.65% XRP $1.0639 ▲ +1.63% SOL $78.4200 ▲ +4.34%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.87 ▼1.04 % ARI 4,087 ▲0.11 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.87 ▼1.04 % ARI 4,087 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Ndarje e re politike brenda partisë, reagon LSDM: Përpjekje e Mickoskit për krijimin e një opozitë të kontrolluar

Dhjetëra ish-funksionarë të LSDM-së, së bashku me deputeten aktuale Sllavjanka Petrovska, promovuan një lëvizje të re brenda hapësirës socialdemokrate, me synimin për të riafirmuar idenë socialdemokrate.

Ata u shprehën se nuk ndihen të oërfaqësuar siç duhet nga LSDM-ja nën udhëheqjen e Venko Filipçes.

Në tubimin “Biseda për të Ardhmen” morën pjesë edhe disa ish-zyrtarë të lartë të LSDM-së, si dhe kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova.

Pjesëmarrësit theksuan se opozita ka nevojë për një revolucion ideologjik dhe vlerash, duke bërë thirrje për një debat të hapur dhe për një kontratë të re shoqërore si bazë për ndryshime politike.

“Maqedonia ka nevojë për një kontratë të re shoqërore si bazë për krijimin e një potenciali të gjerë opozitar për ndryshim. Publiku demokratik progresist ka nevojë për debat të mirëfilltë dhe objektiv, i cili për të arritur qëllimin duhet të jetë i çliruar nga nevoja e zakonshme për t’u pëlqyer autoriteteve partiake”, thuhet në komunikatën e tyre.

LSDM reagoi ndaj promovimit të platformës së re politike, duke e cilësuar atë si një përpjekje të kryeministrit Hristijan Mickoski për të krijuar një opozitë të kontrolluar. Theksojnë se votuesit e LSDM-së nuk do të mashtrohen si me ZNAM-in.

“Platforma e paralajmëruar për “biseda për të ardhmen” është edhe një përpjekje tjetër në vargun e përpjekjeve të Hristijan Mickoskit për të krijuar një opozitë të kontrolluar. Së pari, nuk dihet se kush qëndron pas saj. Nuk ka emër të organizatorit, nuk ka transparencë dhe gjithçka zhvillohet sipas rregullave të Chatham House. Kur shihet se çfarë ndodhi në takimin e parë, bëhet e qartë se, edhe pse u fol për “bashkimin e opozitës”, pika dhe përfundimi i parë i takimit ishte sulmi ndaj LSDM-së. Mickoski e paralajmëroi këtë platformë që në fund të vitit të kaluar. Promovuesit e parë ishin Jovan Despotovski dhe Petre Shilegov, si një version i ri i ZNAM 2.0. Meqenëse nuk arriti ta rrëzojë LSDM-në nga brenda, tani po i bashkon ish-anëtarët e saj për ta sulmuar nga jashtë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.