Ndarjet e vitit 2015 që thyen zemrën e publikut
Dashuritë e krisura të këtij viti kanë ndarë çiftet e vjetra dhe kanë sjellë krijimin e çifteve të reja, teksa të famshmit e Hollivudit janë në kërkim të shërimit të zemrës dhe në kërkim të dashurisë së re…
Ndarjet më të famshme të këtij viti i kanë bërë njerëzit të dyshojnë te dashuria, por njëkohësisht lidhjet e reja i kanë nxitur ata t’i kthehen besimit. Pas shumë viteve martesë apo edhe njohjeve të reja, aktorë, këngëtarë, modelë dhe të tjerë të famshëm, kanë vendosur t’i japin fund martesave apo lidhjeve të tyre.
Charlize Theron dhe Sean Penn
Një çift shumë simpatik që ka pasur që prej fillimit dashurinë e publikut, Theron dhe Penn arritën këtë vit në fund të marrëdhënies së tyre nën një ndarje që për shumë persona, qe e pabesueshme. Çifti ka marrë tashmë rrugë të ndryshme.
Halle Berry dhe Olivier Martinez
Duke lënë pas tri martesa, Halle Berry u divorcua nga Olivier Martinez. Çifti pati një martesë 2-vjeçare që nuk rezultoi e suksesshme dhe tanimë duket se publiku po shpreson ta shohë Halle Berry sërish të lumtur dhe të qëndrueshme.
Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale
Pas 13 vitesh martesë dhe një kohe më të gjatë njohjeje, Stefani dhe Rossdale u ndanë. Gjatë gjithë kohës dukej se Gavin nuk po arrinte ta kuptonte vlerën e këngëtares së talentuar që kishte në krah, që gjë i bën të gjithë të mendojnë se ndarja do të funksionojë në favor të Stefani, e cila ka filluar tashmë njohje të reja.
Megan Fox dhe Brian Austin Green
Të martuar në vitin 2010, duket se Fox dhe Green kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndryshme pas divorcit të lajmëruar në vitin 2015. Një nga ndarjet më të rëndësishme të këtij viti, aktorja simpatike dhe aktori i Beverly Hills, supozohet se u ndanë pas një debati për karrierën e saj. Tashmë miq të mirë pas ndarjes, Fox dhe Green mbeten një nga çiftet më simpatike të Hollivudit.
Amy Poehler dhe Nick Kroll
Amerika ra në dashuri me këtë çift komedianësh dhe mbi të gjitha, me Amy Poehler. Shumë e njohur për karizmin e saj dhe karakterin e humorit, Amy arriti të bëjë për vete Nick Kroll po ashtu aktor, komedian dhe producent. Ata ishin bashkë që nga viti 2013.
Jon Hamm dhe Jennifer Westfeldt
Pas rreth 20 vitesh së bashku, të njohur kur ishin ende aktorë që po tentonin të çanin në rrugën e artit, çifti që kaloi shumë sfida së bashku, ka qenë një nga më jetëgjatët e Hollivudit dhe po ashtu, nga më besnikët. Jon Hamm dhe Jennifer Westfeldt, nuk u ndanë për shkaqet e zakonshme të tradhtisë, megjithëse ndarja e tyre mbetet ende një kujtesë në mendjen e publikut për vitin 2015.
Blake Shelton dhe Miranda Lambert
Një ndarje që theu zemrat e publikut, Shelton dhe Lambert ishin një çift që pak vetë mund të mendonin se do të arrinin në ndarje. Trajneri i “The Voice” dhe këngëtarja Miranda Lambert, kishin një lidhje perfekte, derisa dolën thashethemet e tradhtisë… Tanimë, ata janë me partnerë të tjerë në krahë.
Ben Affleck dhe Jennifer Garner
Pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Jennifer Garner, Ben Affleck u akuzua se filmin më të fundit “Gone Girl” e kishte bërë për këtë çështje. Shkaqet që qarkullojnë për ndarjen e tyre, janë të shumta që nga tradhtia me dadon, deri te varësitë e tij dhe mungesa e dashurisë për njëri-tjetrin. Pas 10 vitesh martesë, kështjella e Affleck dhe Garner është shembur dhe ata të dy janë hedhur në krahët e personave të tjerë.
Emma Stone dhe Andrew Garfield
Një nga ndarjet më të dhimbshme të vitit, Stone dhe Garfield, dy aktorë të rinj që gjetën dashurinë në skenën e xhirimit, por i kanë zhgënjyer të gjithë me largimin nga njëri-tjetri. Megjithatë, dihet se ata u njohën të rinj dhe për këtë arsye, përgjatë jetës do të kërkonin edhe shoqërinë e të tjerëve. Ata nuk kishin ankesa për njëri-tjetrin, por ishin në faza të ndryshme të jetës, gjë që me kalimin e kohës mund të sjellë një ripajtim.
Patrick dhe Jillian Dempsey
Sipas gazetave, çifti mund të jetë drejt një ripajtimi, por asgjë nuk është e sigurt. Pas një viti depresiv, ata duket se janë në një fazë më të qëndrueshme të jetës së tyre, gjë që i ka bërë të gjithë të kryqëzojnë gishtat për të parë sërish bashkë simpatikët Patrick dhe Jillian Dempsey.
Burimi: Cosmopolitan