🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,711 ▲ +1.12% ETH $2,011 ▲ +1.44% XRP $1.3426 ▲ +1.31% SOL $82.7100 ▲ +0.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Ndërkombëtarët thirrje për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit

92157Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare sot në Shkup kanë dhënë vlerësimet e tyre lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe 13 vjetorin e saj.

Ambasadori amerikan Paul Wohlers dhe ambasadori i OSBE-së, Ralf Breth bënë thirrje për angazhim më të theksuar dhe më dinamik të të gjitha palëve për implementimin e plotë e kësaj marrëveshje paqësore, e cila avancon të drejtat e komunitetit shqiptar.

“Marrëveshja e Ohrit e cila u nënshkrua 13 vite më pas është një kthesë që filloi me një proces të rëndësishëm të integrimit të shoqërisë dhe ndërtimit të shtetit multietnik, modern dhe evropian. Është i nevojshëm angazhim i vazhdueshëm i të gjitha palëve të përfshira për të mbajtur dinamikën e implementimit të saj. Misioni i OSBE vazhdon të inkurajoj qeverinë që të përkushtohet në zbatimin dhe realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, ajo që është në letër por edhe frymën e saj”, theksoi ambasadori i OSBE-së.

Një shqetësim mbi vonesat e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit ka dhënë ambasadori amerikan në Shkup.

“Edhe pas 13 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit kanë ngelur ndasitë mes maqedonasve e shqiptarëve”, deklaroi sot ambasadori amerikan Paul Wohlers.

Ai i bëri thirrje partive politike që të punojnë në tejkalimin e këtyre dallimeve dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Garantues të Marrëveshjes së Ohrit janë NATO, SHBA, OSBE dhe Bashkimi Evropian, që më 13 gusht të 2001 ishin lehtësues dhe garantues në firmosjen e kësaj marrëveshje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.