Ekonomia

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë 4,7% të totalit

Gjatë vitit 2014 ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zunë rreth 4,7 % të ndërmarrjeve gjithsej.
Sipas INSTAT-it, vihet re se pronarët apo bashkëpronarët e huaj janë më së shumti italianë, një tendencë kjo që vijon prej 20 vitesh, ku pronarët dhe bashkëpronarët nga Italia kanë qenë mbizotërues. Në vitin 2014 numri i ndërmarrjeve të huaja arriti në 5.245, ku 43 për qind ose 2267 ndërmarrje ishin italiane.
Pas tyre vjen Greqia me 12%, ose 640 ndërmarrje. Në vendin e tretë renditet Turqia me 415 ndërmarrje ose 8%. Nga Kosova numurohen 253 ndërmarrje ose 5 % dhe pjesa tjetër, 32 % ose 1.670 ndërmarrje nga vende të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button