Maqedonia

Ndërmjetësuesi Nimetz do të takojë ministrin e jashtëm grek, Kotzias

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, javën që vjen do të takohet me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz, respektivisht më 17 prill. Takimi do të mbahet jashtë Greqisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pritet që temë kryesore e takimit të jetë çështja e pazgjidhur e emrit me Maqedoninë, ndërkaq takimi mbahet pas deklaratave të mëhershme të Nimetz për ”Tv Sky”, ku theksoi se kriza e refugjatëve duhet të jetë nxitje për të dy shtetet që të punojnë drejt zgjidhjes së kësaj çështje.

Ai gjithashtu ka shprehur edhe zhgënjim për ngecjen në procesin negociues për shkak të refugjatëve dhe punëve të brendshme të të dy vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button