ParlamentarePolitika

Ndërpritet seanca plenare/ Debat mes Ndreut e Strazimirit

gent_strazimiriSeanca parlamentare është ndërprerë papritur për 5 minuta, ndërsa ish-kryeministri Berisha fliste në foltoren e Kuvendit. Një incident i ndodhur mes deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe atij socialist Pjerin Ndreu në korridorin e Parlamentit detyroi nënkryetarin e Kuvendit, Vangjel Dule të ndërpresë seancën.

Por, ndërsa deputeti Sali Berisha mbante fjalimin, deputetët u ngritën me ngut nga karriget për të parë se çfarë po ndodhte në korridorin e Parlamentit, nga po vinte një zhurmë e fuqishme.

Kuvend mëson se një konflikt i ashpër ka ndodhur mes deputetit demokrat Genc Strazimiri dhe atij të PS-së, Pjerin Ndreu.  Nga të dhënat konkretisht të kolegëve të Strazimirit, mësohet se konflikti ka ndodhur në kafen e Kuvendit në korridor, ku pas një sherri me fjalë mes Genc Strazimirit dhe atij socialist Pjerin Ndreu, grindja ka degjeneruar deri në dhunë fizike mes tyre.

Strazimiri akuzoli maxhorancësn dhe ministrin Tahiri se po legalizohen armët dhe po pajisen njerëz të rrezikshëm me armë.  Pasi është ulur në vend, ai ka replikuar pak me Pjerin Ndreun dhe më pas Strazimiri ka dalë në korridor të pijë një cigare. Pas tij është çuar nga vendi deputeti Pjerin Ndreu. Konflikti mes tyre ka bërë që të gjithë deputetët në sallë të rendin drejt korridorit po kështu dhe forcat e sigurisë së Kuvendit. Largohen nga seanca gratë deputete, kurse deputeti Sali Berisha paralajmëron një bojkot të Kuvendit.  “Kjo sallë nga tempull demokracie është kthyer në strofull krimi”, tha ai për mediat menjëherë pas incidentit.

Por deputeti socialist, Pjerin Ndreu shprehet se nuk ka lidhje me deputetin Genc Strazimiri. “Isha ne kafe, nuk kam lidhje me incidentin”.

Salla e Kuvendit të Shqipërisë është ndezur nga debatet gjatë diskutimeve për projektligjin për “përdorimin e armëve”. Deputetët demokratë kanë shprehur kundërshti me tone të ashpra për këtë projektligj duke sjellë në vëmendje statistikat të vrasjeve të ndodhura në vend gjatë 300-ditëshit të qeverisë Rama në pushtet. Veçanërisht, vrasjet e biznesmenëve. Për ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, kriminelët e dalë nga burgu nuk janë biznesmenë.

Rama reagon në lidhje me incidentin 

Në lidhje me incidentin e ndodhur në Kuvend ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur kundër çdo forme të dhunës. “Pa asnjë dyshim kemi qenë, jemi dhe do të jemi kundër çdo forme dhune. Nga dhuna verbale te dhuna fizike. Nga dhuna verbale si nxitje drejt dhunës fizike te dhuna fizike si përgjigje drejt dhunës verbale. Ashtu si në një rast të shkuar dëshiroj që ta rinënvizoj qëndrimin tim se për dhunën verbale dhe padiskutim dhe dhunën fizike të ushtruar nga cilido deputet pavarësisht dallimeve majtas apo djathtas duhet të ketë qëndrim maksimalisht të ashpër”, tha Rama.

“Nga ana tjetër nuk mund të rri pa kujtuar se kur unë prezantova programin e qeverisë në një ditë jo të zakonshme kuvendore, e gjithë opozita u çua dhe u largua nga salla dhe u kap pas fjalisë ‘Nuk keni parë akoma asgjë’. Duke e përdorur këtë fjali vazhdimisht si paralajmërim për gjëra të kobshme. Do doja të ishin akoma këtu dhe të dëgjonin nëse nuk keni parë ende asgjë dhe braktisur Kuvendi me fjalët “do ta shihni, do e shohësh, do ta shohësh’ që përsëritet nga dhunues verbalë që janë sot në rreshtat nga pushtetarëve të rënë nga vakti. Si duhet marrë e ndëshkuar kjo fjali. Të jemi seriozë ndaj atyre që na kanë dhënë privilegjin që na kanë votuar në këtë sallë dhe të mos shohim fjalët”.

Dule: Të tregohet më shumë përgjegjshmëri 

Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule theksoi se gjithçka e ndodhur e ka zanafillën në fjalët që thuhen në mikrofonin e Kuvendit ndaj ai kërkoi të tregohet më shumë përgjegjshmëri. “Gjithçka që ndodh e ka zanafillën në mikrofonat e Kuvendit. Të jemi të përgjegjshëm në Parlament. Jeta parlamentare nuk mund të ndërpritet”,- u shpreh Dule.

Paloka kërkon ndërprerjen e seancës 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka pas incidentit mes deputetëve Ndreu dhe Strazimiri kërkoi që seanca parlamentare të mbyllej. “Kërkoj të mos vazhdojë seanca parlamentare”- u shpreh Paloka. Ndërkohë pas deklaratës së Palokës deputetët e opozitës janë larguar nga Kuvendi. Grupi Parlamentar i PD-së është mbledhur menjëherë pas incidentit për të marrë një vendim.

Berisha: Nuk shoh më hapësirë për opozitën në parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi incidentin si provokim të ulët. “Pas diskutimit të Genti Strazimirit me urdhër të Edi Ramës e agreson se po pinte një cigare, ky është një akt i pashëmbullt që dëshmon fytyrën e Edi Ramës dhe klikës që ka uzurpuar shtetin. Opozita është këtu për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Por në këto kushte nuk ka asnjë hapësirë. Ky ishte një akt i shëmtuar, i përsëritur. Unë them se ka bërë një gabim. Ky është një provokacion i ulët për çdo qytetar që beson në vlerat qytetare. Në sjelljen, dialogun dhe debatin dhe me këtë përsëritje unë nuk shoh më hapësirë për opozitën shqiptarë në parlament”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button