Ndërron jetë babai i Joshua Kimmich, mesfushori s’do të jetë sot kundër Arsenal
Joshua Kimmich mungonte në seancën e fundit stërvitore të FC Bayern të martën përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit dhe nuk do të jetë as sot në fushë kundër klubit londinez.
Bayern-i ka njoftuar para pak minutash se mungesa e 31-vjeçarit ka të bëjë me një ngjarje të rëndë që ka prekur familjen e tij.
Ylli i Bayern-it po mban zi për vdekjen e papritur të babait të tij, Berthold Kimmich.
Për kapitenin, vdekja e babait është një humbje e madhe pasi Berthold Kimmich, i njohur edhe si Beppo në qytetin e tij të lindjes, ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e Joshuas.
Joshua u rrit me të atin, Bertholdin, nënën, Anjan dhe motrën, Deborah. Bertholdi, i cili luante futboll me të rinjtë në Bösingen, e inkurajoi të birin që nga fillimi i karrierës së tij si futbollist. Më vonë, rruga e Joshuas e çoi atë nëpërmjet VfB Stuttgart dhe RB Leipzig te FC Bayern Munich. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.