☁️
Tiranë 22°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.39 ▲0.58%
ARI 4,158 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,563 ▲ +2.35% ETH $2,468 ▲ +3.08% XRP $1.3565 ▲ +4.23% SOL $106.9600 ▲ +2.32%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.39 ▲0.58 % ARI 4,158 ▲0.38 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.39 ▲0.58 % ARI 4,158 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por konkurrencë të drejtë

BERLIN, 21 tetor / dpa/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot se Bashkimi Evropian nuk është pranë një lufte tregtare me Kinën, pavarësisht planeve të BE-së për të marrë masa më të forta për të mbrojtur kompanitë evropiane nga konkurrenca kineze.

Duke folur sot në një konferencë me përfaqësues të biznesit në Berlin, Merz tha se Bashkimi Evropian po përballet me praktika të padrejta nga ana e Kinës dhe se kjo çështje duhet të diskutohet.

Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk do të thotë se po fillon një luftë tregtare me Kinën.

“Ne kërkojmë zgjidhje paqësore, por kushti për këtë është tregtia e drejtë”, deklaroi Merz.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë qenë ndër udhëheqësit evropianë që kanë kërkuar nga institucionet e BE-së, të marrin masa më të forta kundër praktikave tregtare që konsiderohen të padrejta, veçanërisht nga vende si Kina.

Në samitin e BE-së të javës së kaluar, udhëheqësit evropianë i kërkuan Komisionit Evropian, të forcojë me urgjencë mjetet që ka në dispozicion, duke përfshirë masa të reja për të korrigjuar çekuilibrat në tregtinë ndërkombëtare.

Kjo kërkesë erdhi pasi diferenca mes importeve dhe eksporteve të BE-së në tregtinë me vendet e tjera, arriti në rreth 1 miliard euro në ditë, sipas raportimit.

Udhëheqësit kërkuan gjithashtu që Komisioni Evropian të vazhdojë bisedimet me partnerët tregtarë, me synimin për të arritur rezultate konkrete. Në deklaratën e samitit, Kina nuk u përmend drejtpërdrejt.

Deri tani, Bashkimi Evropian është mbështetur kryesisht te diplomacia dhe bisedimet me Pekinin për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare, në vend që të vendosë tarifa doganore ose kufizime të tjera.

Merz dhe Macron kanë propozuar së bashku dy masa të reja për të frenuar praktikat që, sipas tyre, dëmtojnë konkurrencën dhe dobësojnë kompanitë evropiane.

Masa e parë synon të nxisë kompanitë evropiane të mos varen tepër nga furnizuesit e një vendi të vetëm, por të gjejnë burime të ndryshme për produktet dhe lëndët e para që u nevojiten.

Masa e dytë parashikon një procedurë që do të lejonte përjashtimin e shpejtë nga tregu i përbashkët evropian të një vendi jashtë BE-së, në rast se ai dërgon sasi shumë të mëdha mallrash me çmime të ulëta, duke dëmtuar prodhuesit evropianë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.