“Ndërtesat dridheshin”, pas tërmetit në Stamboll, qytetarët në panik, evakuohen zyra dhe shkolla
Panik i madh në Stamboll pas tërmetit të fortë me magnitudë 5.7 që goditi kryeqytetin turk në orën 13:59 me orën lokale. Independent shkruan se disa zyra dhe shkolla u evakuuan përkohësisht. “Ndjemë ndërtesat të dridheshin, ishte e frikshme”, kanë thënë dëshmitarët.
Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu shkroi në “Twitter” se nuk ka raportime për dëme dhe njerëz të lënduar. Tërmeti raportohet të jetë ndjerë edhe në provincat fqinje. Të martën, një tërmet me magnitudë 4,6 goditi gjithashtu Silivrin.
Më shumë se 200 persona u vranë dhe 1000 u plagosën pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.2 që goditi Juglindjen e Turqisë më 23 tetor 2011. Shumica e viktimave ishin në qytetin Ercis, ku u rrënuan dhjetëra ndërtesa. Në 1999 një tërmet me madhësi 7.6 goditi qytetin Izmir, 90 km në juglindje të Stambollit, duke vrarë më shumë se 17,000 njerëz.