“Ndeshja e fundit… një fanellë për të gjithë jetën”, Leo Messi zbulon uniformën e ndeshjes së lamtumirës
Leo Messi, i cili tashmë ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja, ka zbuluar fanellën që do të veshë më 6 tetor në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires, ditën kur do të luajë ndeshjen e tij të fundit për Argjentinën kundër Beninit.
Vetë Messi e zbuloi fanellën në rrjetet sociale. Në Instagram, kapiteni ndau dizajnin e veçantë të fanellës që do të veshë për ndeshjen historike kundër Beninit: “Ndeshja e fundit… Një fanellë për të gjithë jetën”.
Ngjyra mbizotëruese do të jetë blu e çelët, e shoqëruar nga një vijë e vetme vertikale e bardhë në qendër. Gjithashtu do të ketë detaje të veçanta në pjesën e pasme. Numri dhe mbiemri do të jenë të punuar me ar, ndërsa Dielli i Majit do të shfaqet në basoreliev në pjesën e pasme. Pa dyshim, një fanellë e veçantë për një ditë që do të mbetet përgjithmonë e skalitur në kujtesën e të gjithëve. A.V.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.