Krim i rëndë/ Sherr për një vajzë, shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas “Bild”, i mituri i identifikuar me emrin Brian, u vra me thikë gjatë një sherri me një shqiptar dhe një grek.
Arrestimet, kontrolli i banesës së Prodës dhe “izolimi” në shtëpi i Vlora Hysenit, reagon SPAK! Policia gjermane ka shpallur në kërkim shqiptarin Albin Bejtullahu 23 vjeç, dhe grekun Alex Olntasi 22 vjeç
Ngjarja ka ndodhur në Marsberg, ku të rinjtë u përfshinë në një sherr për shkak të një vajze. Kjo e fundit dyshohet se i kishte borxh 200 euro një prej autorëve.
Ata i kanë kërkuar paratë dhe e kanë sulmuar duke i bërë presion. Në këtë moment ka ndërhyrë 15-vjeçari dhe shoku i tij për ta mbrojtur.
Por ata janë qëlluar me thikë dhe Brian humbi jetën në vendngjarje. Shoku i tij ndërkohë, mori plagë të rënda në fytyrë.
Policia ka publikuar fotot e autorëve, duke i bërë thirrje për ndihmë publikut, për ndalimin e tyre.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.