☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.14 ▲1.06%
ARI 4,284 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,420 ▼ -2.85% ETH $2,643 ▼ -3.42% XRP $1.4627 ▼ -8.04% SOL $113.3900 ▼ -3.48%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.14 ▲1.06 % ARI 4,284 ▼0.8 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.14 ▲1.06 % ARI 4,284 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Politika

Ndihmoi Agasin të fshihte pamjet? Sulejmani në GJKKO: I kam çuar vetëm ushqim!

Detaje nga dëshmitë e dhëna në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) janë bërë publike në lidhje me procedimin ku është arrestuar biznesmeni Embro Sulejmani, i dyshuar se ka ndihmuar Ergys Agasin të fshijë gjurmët e takimeve të tij në një lokal, gjatë periudhës kur ishte në kërkim.

Para gjykatës, Sulejmani ka mohuar përfshirjen në ndonjë vepër penale. Ai ka deklaruar se e njeh Agasin, pasi të dy janë nga Durrësi, ndërsa ka thënë se nuk e kupton se për çfarë krimi akuzohet.

Sipas dëshmisë së tij, gjatë kohës që Agasi ishte në arrati, ai i ka dërguar ushqime dhe supë. “Nuk e di çfarë krimi kam bërë. I kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani para gjykatës.

Në të njëjtin proces është marrë në pyetje edhe oficeri i Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi. Sipas dëshmisë së tij, ai nuk kujton të ketë dërguar akte sekrete, siç dyshohet nga organi i akuzës.

Sulejmani dhe Kalluçi janë arrestuar në kuadër të të njëjtit procedim penal. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për të dy.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.