LIVE/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin, Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre koma
Vijon me tensione, akuza dhe debate seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend (24 shtator).
Në replikë ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, foli deputeti i PS, Blendi Klosi. Kundrejt akuzave të Berishës për lidhje me aferën ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Klosi akuzoi Berishën se gjithnjë ka sulmuar institucionet e inteligjencës, teksa kujtoi edhe precedentin me ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede.
“Në 22 vite ke drejtuar këtë forcë politike, por nuk ke hequr dorë nga akuzat për çdo institucion dhe krerët e shërbimeve sekrete. E përmende vetë, ke goditur institucionet e sigurisë kombëtare.
Ne e kemi diskutuar me fakte me reformën në drejtësi standardin tonë. Ne e kemi vërtetuar se nuk do të mbrojmë askënd në raport me drejtësinë dhe të gjithë do të përballen.
Shefi i shërbimit tënd, Gazidede, ishte akuzuar për vrasje dhe u bë komandant i FA, duke hapur depot dhe shkatërruar vendin. Sot je non-grata, i akuzuar si kriminel dhe një nga më të korruptuarit e Ballkanit dhe vijoni të dilni këtu. 22 vjet Sali Berisha drejton në opozitë”, u shpreh Klosi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.