🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,203 ▼1.65%
DOW 49,250 ▼1.89%
NASDAQ 23,998 ▼1.77%
NAFTA 82.67 ▲0.44%
ARI 3,678 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,448 ▼ -0.35% ETH $1,771 ▲ +0.91% XRP $0.9668 ▼ -0.15% SOL $73.5700 ▲ +0.6%
S&P 500 7,203 ▼1.65 % DOW 49,250 ▼1.89 % NASDAQ 23,998 ▼1.77 % NAFTA 82.67 ▲0.44 % ARI 3,678 ▼1.7 % S&P 500 7,203 ▼1.65 % DOW 49,250 ▼1.89 % NASDAQ 23,998 ▼1.77 % NAFTA 82.67 ▲0.44 % ARI 3,678 ▼1.7 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ndjekje si në filma në Itali! Arrestohet i riu shqiptar pasi tentoi t’i ikte policisë me 150 km/orë. Goditi efektivin

Një shtetas shqiptar 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane në Forlì, në përfundim të një ndjekjeje të rrezikshme rrugore të zhvilluar në aksin mes Lugo-s dhe Cotignola-s. Sipas raportimeve të mediave italiane, ngjarja nisi kur një automjet tip “Lancia Delta”, në të cilin udhëtonin tre persona, nuk iu bind sinjalit të patrullës së policisë për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi marramendëse që arriti deri në 150 kilometra në orë dhe duke kryer manovra të rrezikshme që rrezikuan qarkullimin.

Pas ndjekjes, tre të dyshuarit braktisën makinën dhe tentuan të humbisnin gjurmët duke vrapuar në këmbë përmes zonave bujqësore. Efektivët e rendit arritën të lokalizonin dhe të kapnin 30-vjeçarin shqiptar brenda një vreshti, ku i riu bëri rezistencë të fortë fizike dhe goditi një prej policëve në përpjekje për t’i shpëtuar prangave, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij arritën të largoheshin në errësirë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në automjetin e braktisur, hetuesit zbuluan një arsenal të plotë mjetesh të përdorura zakonisht për vjedhje, përfshirë një smeriluese, kaçavida, doreza, kapuçë për maskimin e fytyrës, veshje të errëta, si dhe dy varëse ari me origjinë të dyshimtë. I riu shqiptar, i cili rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ngjashme, u arrestua në flagrancë për rezistencë ndaj forcave të rendit dhe plagosje, teksa gjykata italiane vlerësoi të ligjshëm arrestimin, duke vendosur ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes së përditshme, si dhe urdhrin e ndalimit për të hyrë në komunat Lugo dhe Cotignola për një periudhë katërvjeçare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.