Maqedonia

Ndotje e rëndë e ajrit në Maqedoni dhe Bosnje

Disa qytete të Ballkanit janë prekur nga një ndotje e madhe e ajrit në këtë fillim dimri duke detyruar mijëra persona të manifestojnë në Shkup për të kërkuar një veprim të qeverive të tyre.

Përqendrimi i grimcave prej 2,5 mikron në diametër (PM 2,5), të rrezikshme sepse ato hyjnë thellë në mushkëri, është që prej një muaji shumë i lartë në disa qytete të Maqedonisë me 40 mikrogramë për metër kub, përqindje e parashikuar nga rregullat evropiane.

Në kryeqytetin maqedonas Shkup, ndotja e ajrit është vlerësuar me 254, në Tetovë 368, në Kicevo 204 dhe 103 në Veles.

Para ndërtesës së qeverisë, manifestuesit kanë kërkuar vendosjen e masave më të ashpra për të frenuar ndotjen, pasojë e një kohe të butë për një dimër në zonën kontinentale.

Manifestuesit i kanë kërkuar qeverisë të parashikojë, mes të tjerash, kufizimin e qarkullimit të automjeteve në zonat urbane, përjashtimin nga qarkullimi të automjeteve të pajisura me motor diesel dhe mbylljen e uzinave që ndotin ajrin.

Qeveria u kërkoi banorëve, veçanërisht të sëmurë, grave shtatëzëna dhe fëmijëve, të reduktojnë daljet e tyre.

Të enjten në Bosnje, shkollat e Sarajevës janë mbyllur për shkak të një ndotjeje të madhe të ajrit, ndërkohë që disa qytete vuajnë gjithashtu nga ndotja e ajrit, një situatë që vazhdon prej disa javësh.

Shkupi dhe Sarajeva janë rrethuar nga malet dhe qarkullimi i ajrit është pothuajse inekzistent gjatë periudhave kur moti është i qendrueshëm

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button