Ekonomia

Dervishaj: Në pranverën e 2017 nis ndërtimi i Rrugës së Arbrit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës,  Sokol Dervishaj, ka pritur në një takim delegacionin e Qeverisë Maqedonase, kryesuar nga Ministri për Investimet e Huaja Arlind Zeqiri, Gezim Beadini zv Ministër i Financave dhe Faton Pollozhani, zv Ministër i Transportit.

Dy ministrat theksuan se duhet bërë më shumë në projektet e infrastrukturës, për të rritur shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Ministri I Transporteve Sokol Dervishaj, duke u ndalur te projektet konkrete nënvizoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të filluar punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit në pranverën e 2017, duke e konsideruar një artierie të rëndësishme rrugore, që forcon lidhjen mes Shqipërisë e Maqedonisë, dhe me korridoret rajonale.

Dervishaj tha se Procesi I Berlinit, është shumë I rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin për ndërlidhjen e vendeve të rajonit, çfarë kërkon angazhim të përbashkët.
Në takim u diskutua për ngritjen e një grupi të përbashkët pune në nivel teknik, për të koordinuar punën për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve.

Ministri Dervishaj, u ndal edhe te transporti detar, dhe potencialin e madh që ka ky sektor për ekonominë e vendit. Ndërsa Ministri Arlind Zeqiri, tha se kompani të ndryshme maqedonase kanë interes për të investuar në bregdetin shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button