☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 94.40 ▲2.43%
ARI 4,296 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,583 ▼ -2.75% ETH $2,665 ▼ -2.7% XRP $1.4740 ▼ -7.75% SOL $113.7600 ▼ -3.07%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.40 ▲2.43 % ARI 4,296 ▼0.51 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.40 ▲2.43 % ARI 4,296 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Politika

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Pak para nisjes së seancës plenare, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri me dije për mediat se më 30 shtator do të publikohen ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, të hartuara në bashkëpunim me Këshillin e Europës, pas një studimi mbi paraburgimin në Shqipëri. Gogu tha se bëhet fjalë për një nga paketat më të rëndësishme të ndryshimeve në Kod që prej miratimit të tij, e cila vjen pas rekomandimeve të Këshillit të Europës, por edhe pas një dekade reformash në sistemin e drejtësisë. Sipas Gogut, ndryshimet do të trajtojnë çështje që lidhen me përcaktimin e masave të sigurimit, të drejtat e palëve në proces, aksesin në prova, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë dhe publicitetin e seancave.

“Në datën 30 shtator, ne publikojmë së bashku me KiE-në korpusin më të madh të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale që nga miratimi i tij. Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve që KiE-ja ka bërë për sa i përket paraburgimit në Shqipëri, por edhe pas 10 vitesh reformë të shtetit të së drejtës. Është momenti për t’u rikthyer dhe për të parë. Korpusi është shumë i rëndësishëm. Bëhet fjalë për masat e sigurimit. Kemi një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë. Në bashkëpunim me KiE-në, do të shikojmë caktimin e masave të sigurimit, si dhe të drejtat e palëve në proces, mundësinë për të parë provat, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë dhe publicitetin që një seancë ka.

Është një korpus shumë i rëndësishëm. Fuqia e shtetit të së drejtës duhet të jetë aty dhe garancitë e individit të fuqizohen. Më datën 30 shtator do të jenë në tryezë me ne drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, përfaqësuesit e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, shoqëria civile, së bashku me median dhe partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh ministri.

Ministri theksoi se synimi është forcimi i garancive për individin, duke ruajtur njëkohësisht funksionimin dhe autoritetin e shtetit të së drejtës. Më 30 shtator, në tryezën e prezantimit të ndryshimeve pritet të marrin pjesë drejtues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, shoqëria civile, media dhe partnerët ndërkombëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.