Rajoni

NATO fton zyrtarisht Malin e Zi për të qenë vend anëtar

Mali i Zi do të jetë anëtari më i ri i organizatës politiko-ushtarak NATO.

Aleanca ka ftuar zyrtarisht shtetin e vogël ballkanik që të bëhet pjesë, ndërsa Maqedonia, Kosova e Serbia ende nuk janë anëtare të kësaj organizate, ndërsa Shqipëria është bërë që në vitin 2008.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se bëhet fjalë për një “vendim historik”.

Rusia ka paralajmëruar gjithmonë kundër përfshirjes së Malit të Zi në NATO, duke thënë se kjo gjë do të ishte një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin perëndimor. Negociatat për futjen e Malit të Zi në NATO pritet të zgjasin rreth një vit.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiç, njëherësh ministër i Jashtëm i këtij vendi, ka vlerësuar se ftesa e NATO-s, është “sinjal pozitiv për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Deklaratat e tij u bënë pasi ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s i çel rrugë zyrtarisht ftesës për anëtarësim.

Llukshiq ka premtuar se Mali i Zi do t’i vazhdojë reformat, përfshirë luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sektorit të mbrojtjes.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se thirrja nuk është përfundim i procesit, por fillim i tij”, tha Llukshiq dhe ka shtuar se “ne jemi të përkushtuar për përmirësim të vazhdueshëm dhe punë të palodhshme, jo për t’i kënaqur të tjerët, por për ta ndryshuar shoqërinë tonë për të mirë”.

Mali i Zi, vend me 600 mijë banorë tash bëhet anëtari i 29 i NATO-s.

Zgjerimi i fundit i NATO-s ishte bërë në vitin 2009, kur u pranuan Shqipëria dhe Kroacia.

Rusia, e cila për një kohë të gjatë e ka kundërshtuar zgjerimin e NATO-s, i ka tërhequr vërejtjen Malit të Zi se anëtarësimin në aleancë do ta konsideroj si provokim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button