Ekonomia

Ndryshimet në ligjin për QKR-në lehtësojnë biznesin në raport me administratën tatimore

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi të hënën projektligjin “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

ekonomi_16Ndryshimet që pëson ligji “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit” do të lehtësojë biznesin në raport me administratën tatimore, u shpreh zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ervin Mete, gjatë prezantimit të këtyre ndryshimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Lidhur më këtë, deputeti i PD-së, Florion Mima, kërkoi që të ketë një amendim të posaçëm në lidhje me procedurat e çregjistrimit të biznesit për të përshpejtuar procedurat.

Aktualisht, një biznesi zyrtarisht i duhet 6 muaj kohë për të çrregjistruar aktivitetin, por realisht kjo procedurë zgjat edhe me vite. Synimi i projektligjit është të ofrojë një kuadër ligjor bashkëkohor, të qartë dhe të përditësuar, në përputhje të plotë me direktivat e BE-së për shoqëritë tregtare.

Objektivat që kërkon të arrijë janë zbatimi i legjislacionit të BE-së për shoqëritë tregtare dhe përmbushja e kërkesave të MSA-së, si dhe kërkesave të tjera që burojnë nga zhvillimi ndërkombëtar në këtë fushë. Shqyrtimi i projektligjit do të vijojë sërish në mbledhjen e radhës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button