roze

Ndryshimi drastik i J.K. Simmons

Një fotografi e aktorit J.K. Simmons muskuloz dhe me mjekër të dëndur po bën xhiron e botës. E postuar nga Aaron Williamson, ish-marins dhe trajner personal i yjeve të tillë si Dwayne “The Rock” Johnson dhe Zac Efron, fotografia tregon protagonistin e “Whiplash” duke bërë stërvitje intensive me pesha.

Ndryshimi bëhet edhe më i pabesueshëm kur mendon se ky aktor është 61 vjeç.

“Respekt për këtë njeri. Kur stërvitem me të, harroj që është 61 vjeç”, shkruan në foto Williamson.

J.K. Simmons do të interpretojë Komisionerin Gordon në “Justice League”, një film superheronjsh që po do të dalë në 17 nëntor 2017.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button