☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,685 ▼ -1.56% ETH $2,220 ▼ -0.71% XRP $1.3310 ▼ -1.4% SOL $82.4500 ▼ -2.14%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Ndryshon Kodi, 50% gra në këshillat vendorë. Burrat e Komisionit të Ligjeve refuzojnë propozimet e Aleancës së Grave

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së aleancës së grave deputetëve për sa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

komisioni-i-ligjeveDeputetët kanë pranuar që në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë 50 për qind të jenë burra dhe 50% të jenë gra. Madje është saktësuar që një në çdo dy kandidatura t’i përkasë njërës gjini. Komisioni ka lënë në fuqi nenin 67 të Kodit Zgjedhor për sa u përket kuotave të kandidaturave për kryetar bashkie. Por aleanca e grave deputete, e përfaqësuar nga Mesila Doda, Mimoza Hafizi dhe Silva Caka kanë kërkuar që ky nen të jetë detyrues, ku KQZ duhet të refuzojë përfshirjen në zgjedhje të një force politike që nuk respekton këtë pikë të Kodit. Kodi Zgjedhor aktual parashikon se çdo parti, e cila në zgjedhje nuk respekton kuotat gjinore, do të gjobitet me 100 mijë lekë. “Ajo çka unë kam propozuar, është rritja e masës së gjobës. Në qoftë se për zgjedhjet e përgjithshme është 1 milion lekë të rinj gjoba për mosrespektimin e kuotës gjinore, për zgjedhjet lokale le të jetë 500 mijë lekë të rinj për çdo rast që evidentohet, pra për çdo njësi vendore, për çdo bashki ku nuk do të respektohen dispozitat e këtij Kodi”, tha Armando Subashi, i cili ishte dhe relatori i çështjes. Kjo pikë i la të pakënaqur nismëtaret. Edhe një herë është theksuar se vendosja e gjobave nuk ka funksionuar për partitë politike, pasi ky nen i Kodit Zgjedhor është shkelur në votimet e shkuara. Opozita ka abstenuar dje në votimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor. “Duke qenë se jemi para zgjedhjeve, neve na duhet, edhe sipas marrëveshjes që kemi bërë, të kemi dispozita të cilat çojnë te dekriminalizimi i kandidaturave që do të kemi për pushtetin lokal”, tha deputeti i PD­së, Arben Ristani.

  • E pranishme në mbledhje ishte edhe Irena Beqiraj, Zv/ministre e Financave, njëkohësisht Drejtoreshë e Komanduar e Doganave. Beqiraj theksoi se ndryshimet në kod marrin para-sysh kërkesat e biznesit. “Autorizimet për “dutyy free shop”, bëhen nga ministria. Projektligji sjell efekte pozitive në buxhet. Administrata doganore ka evoluar masat e kontrollit. Nuk kemi bërë studim,pasi kjo ishte kërkesë e biznesit”- sqaroi Beqiraj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.